Skëndërbeu i ka dhënë fund përgatitjeve për përballjen e nesërme kundër Kukësit.
Nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja, seanca stërvitore e ditës së sotme është zhvilluar me dyer të mbyllura.
Për sfidën e nesëmre tekniku i kampionëve të shqipërisë do të ketë dy mungesa të rëndësishme, të cilat janë, mbrojtësi Radas dhe mesfushori Nimaga, që janë të pezulluar për shkak kartonash.
Takimi Skëndërbeu-Kukësi do të luhet nesër në orën 18:00, ndeshja e cila pritet që të dhurojë mjaft emocione dhe spektakël pasi përballen dy ekipet pretendente për titullin kampion.