Xhani De Biazi nuk doli përpara publikut vetëm me fjalën përshëndetëse në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së. Trajneri i Kombëtares dje doli publikisht edhe me anë të një deklarate dhënë për “Corriere Dello Sport”, në të cilën deklaroi përfundimin e kontratës me kuqezinjtë për t’i hapur udhë karrierës së tij në sfida të tjera.
I kontaktuar nga “Panorama Sport”, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka dhënë një përgjigje pa e shmangur edhe ironinë për këtë deklaratë të trajnerit.
De Biazi ka deklaruar sot (dje) se në fund të edicionit do të largohet nga Shqipëria për të parë një mundësi tjetër…
Jo, nuk e di këtë…
E ka thënë sot (dje), në një intervistë tek “Corriere dello sport”…
Ja, tani do ta takoj dhe do ta pyes…
Do tentoni ta mbani edhe pas këtij edicioni?
Do ta shohim. Kemi kohë deri atëherë.
Çfarë kushtesh ka për të parë nëse do të qëndrojë apo jo? Çfarë duhet të bëjë?
Në qoftë se do të na çojë në Botëror, do ta mbajmë prej brekësh (qesh…).
Po nëse jo?
Nëse jo, do ta diskutojmë.
Duhet të zhdukesh ti njëherë o bythqir se ja more frymën futbollit shqiptar
Po Duka kur do te iki se na eshte vetshpallur mbret!?