Real Madrid ka hyrë në garë për të marrë shërbimet e sulmuesit kolumbian Luis Muriel
Pas paraqitjeve të mira me Sampdorian, Luis Muriel ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha italiane.
Por, nuk janë vetëm ato që duan shërbimet e tij, pasi për Muriel në garë ka hyrë edhe Real Madrid, shkruan Calciomercato.
Në rast se Reali vendos përfundimisht për transferimin e tij, atëherë duhet të paguaj 28 milionë euro, aq sa është edhe klauzola e lojtarit.