Besart Berisha ka mbërritur nëë Kosovë nga Australia e largët.
Ylli i futbollit kosovar do të jetë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës në ndeshjen e 24 marsit kundër Islandës.
Bomberi shqiptarë është emri i rradhës që i bashkohet skuadrës së drejtuar nga Albert Bunjaki në kualifikimet e Botërorit “Rusi 2018”.
“Jam i lumtur që do të luaj për Kosovën. Sa herë që vijë këtu gëzohem, kurse tani jam edhe më i lumtur, pasi do të luajë. Shpresoj të shënojë gola. I kam parë disa ndeshje të Kosovës. Kemi lojtarë të mirë. Na nevojitet pak kohë dhe secilën herë do të rritemi. Udhtëimi i largët më ka lodhur, por erdha me gëzim këtu”, tha Berisha.
Më tej ai konfirmoi se ka pasur një bisedë dhe me trajnerin e kombëtaers shqiptare Gianni De Biasi për t’iu bashkuar shqipërisë.
“Kam pasur kontakte me De Biasin e Shqipërisë. E kishta të pamundur të luajë për Shqipërinë. Kosova është vendlindja ime dhe vendosa të sakrifikojë”, u shpreh Besart Berisha.
Berisha u prit me entuzisëm në aeoroportin e Prishtinës “Adem Jashari” ku qindra tifozë kishin dalë për të pritur lojtarin e tyre.