Portieri i kombëtares shqiptare, Thoma Strakosha, konsiderohet si e ardhmja e skuadrës së Lazios.
Gardiani kuqezi në ndeshjet e fundit në Serie A po mbron mjaft mirë portën e Lazios duke bindur me paraqitjet e tij.
“Corriere Dello Sport” shkruan se pas këtyre paraqitjeve të mira, ekipi bardhekaltër shumë shpejtë do t’ia rinovojë kontratën portierit deri në vitin 2021.
Sipas kësaj të përditshme, vazhdimi i kontratës mes Lazios dhe Strakoshas i jap fund spekulimeve për transferimin e portierit të Italisë dhe Genoas, Mattia Perin në Olimpico.
Corriere dello Sport shkruan se Strakosha do të jetë e ardhmja e Lazios dhe Kombërares shqiptare.