Trajneri i Real Madridt, Zinedine Zidane, ka komentuar përballjen me Bayern Munichun në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Sipas francezit shanset për tu kualifikuar për në gjysmëfinale janë të barabarta.
“Shorti na ka vënë para një kundërshtar shumë të mirë dhe të vështirë. Kam mësuar shumë nga Carlo Ancelotti dhe besoj se gjasat për kualifikim janë 50-50. Nuk kam folur me Carlon për këtë. Ata kanë një skuadër të mirë, do te jenë dy ndeshje të bukura. Duhet të shënojmë gol jashtë, kjo është shumë e rëndësishme për ne”, u shpreh Zidane.