Stephan El Shaarawy drejt skuadrës së Valencias

17 Mars 2017, 15:30Sport TEMA

Sulmuesi italian, Stephan El Shaarawy, pritet të largohet nga Roma në fund të këtij sezoni.

Minutat e pakta në dispozicion kanë bërë që sulmuesi italian të mendoj largimin në një skuadër ku mund të luajë më shumë.

Është skuadra e madhe spanjolle, Valencia që së fundmi është futur në garë për transferimin e El Shaarawyt.

Ish-lojtari i Milanit vitin e kaluar kishte shkëlqyer me Romën, por këtë edicion nuk po preferohet shumë nga trajneri Spalletti.

Roma duket e vendosur për ta larguar në fund të sezonit nëse do të një ofertë e mirë për të.

Besohet se Valencia është e gatshme të ofrojë rreth 25 milionë euro për transferimin e El Shaarawyt në ‘Mestalla’.

Në garë për shërbimet e sulmuesit të vedhekuqve mbetet edhe skuadra nga Serie A, Fiorentina.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje