Partizani mbyll përgatitjet për përballjen me Korabin

17 Mars 2017, 14:32Sport TEMA

Partizani ka mbyllur sot përgatitjet në kuadër të takimit të radhës ndaj Korabit i vlefshëm për javën e 26-të të Kategorisë Superiore.

Seanca e fundit është zhvilluar sot në mesditë në orën 11:00 në ambjentet e kompleksit sportiv “Internacional Tirana” në Pezë.

Traineri, Sulejman Starova ka patur mundësi të testoj për të fundit herë gjendjen e lojtarëve , për të kristalizuar edhe 11 titullarët që do të hedh të shtunën në fushë.

Skuadra vijon të jetë e grumbulluar në rezidencën e saj, për t’iu drejtuar të shtunën në mesditë stadiumit “Selman Stërmasi “ ku në orën 14:00 do të luaj takimin ndaj Korabit.

Synimi i vetëm në këtë takim i 15-herë kampionëve të vëndit është vetëm marrja e tre pikëve për të vijuar rrugën drejt titullit kampion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje