Kategoria Superiore/ Kukësi i ngrin buzëqeshjen Skëndërbeut

17 Mars 2017, 20:05Sport TEMA

Një supergol i brazilianit Cale, i hoqi mundësinë Skëndërbeut të merrte tre pikë në shtëpi përballë skuadrës së Kukësit.

Supersfida e javës së 26-të të Kategorisë Superiore mes Skëndërbeut dhe Kukësit u mbyll në barazimin 1-1.

Një 90-minutësh spektakolar dhe emocionues u zhvillua në stadiumin e Korçës mes dy skuadrave pretendente për titullin kampion, por që fund ndanë nga një pikë.

Kampionët e Shqipërisë kaluan të parët në avantazh që në minutën e 12-të me anë të mesfihsorit Liridon Latifi, që shënoi një gol mjaft të bukur nga distanca.

Por, reagimi i Kukësit erdhi pak minuta para fundit të ndeshjes me brazilianin Cale që shënoi një supergol me anë të një goditje fluturimthi brenda zonës, duke mos i dhënë asnjë mundësi Orges Shehit që të reagojë.

Ndërkohë, Kukësi vijon të ruajë pathyshmërinë në kampionat me asnjë humbje të pësuar, duke mbajtur vendin e parë me 52-pikë të grumbulluara, ndërsa Skëndërbeu është në vendin e dytë me 50-pikë.

Ky barazim është një mundësi e artë për skuadrën e Partizanit, që në rast fitoreje nesër me Korabin I bashkohet Kukësit në krye të tabelës./Përgatiti Fatjon Baze

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje