Trajneri i kombëtares së Zvicrës, Vladimir Petkovic, ka publikuar listën me lojtarët që do të ketë në dispozicion për ndeshjen e radhës kualifikuese për kampionatin botëror 2018, që e zhvillon me Letoninë me 25 mars.
Për këtë ndeshje Petkovic ka ftuar pesë futbollistë me orgjinë shqiptare.
Ata janë Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Blerim Dzemaili, Valon Berhami dhe Admir Mehmeti.