Trajneri i Arsenalit, Arsene Venger i ka dalë në mbrojtje Granit Xhakës, i cili po ndëshkohet nga gjyqtarët ‘pa mëshirë’
Venger, beson se ylli me orgjinë shqiptare, është bërë viktimë për ndërhyrjet e palejuara që ka bërë në disa ndeshje.
Xhaka është ndëshkuar shpeshherë me karton të verdhë e të kuq gjatë këtij sezoni, por Venger ka dalë në krah të tij.
“Besoj se ai është bërë viktimë e ndërhyrjeve të tij të kaluara. Besoj se ai tani është në një pozitë ku në ndërhyrjen e parë ndëshkohet me karton të verdhë, njësoj siç ndodhi në duelin me Lincolnin”, tha Venger.
Francezi tha gjithashtu se në “Premier League” ka lojtarë më të ashpër sesa Granti, dhe se nuk ndëshkohen në faullin e parë.