Chelsea ka marrë tre pikë me shumë vështirësi ndaj Stoke City, duke fituar me rezultatin e ngushtë 2-1 në transfertë.
Një fitore e rëndësishme për “Blutë e Londrës” të cilët vazhdojnë të sigurt rrugën drejt titullit kampion të “Premier League”.
Golin e fitores për skuadrën e drejtuar nga Antonio Conte e shënoi qëndërmbrojtësi Gary Cahill në minutën e 87-të.
Më herët golin e avntazhin e shënoi Willian në minutën e 13-të, ndërsa për vendasit realizoi Jonathan Ëalters në minutën e 38-të.
Me këtë fitore Chelsea mban vendin e parë me 69-pikë të grumbulluara duke qenë shumë pranë titullit kampion.