Rei Manaj shënon në barazimin e Pizës

18 Mars 2017, 17:31Sport TEMA

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Rei Manaj, ka arritur që të shënojë golin e tij të dytë rradhazi me skuadrën e Pizës në Serninë B.

Manaj shënoi në barazimin që Piza mori në fushën e saj kundër Latinas me rezultatin 1-1.

Bomberi kuqezi shënoi në minutën e 50-të duke i dhënë epërsinë skuadrës së tij, e cila nuk arriti dot që të ruante avantazhin duke u ndëshkuar në minutën e 80-të.

Manaj u zëvëndësua nga trajneri Genaro Gatuzo në minutën e 67-të, ndërsa për disa minuta u aktivizua dhe sulmuesi tjetër shqiptarë Edgar Cani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje