Real Madridi ka mposhtur në “San Mames” ekipin e Athletic Bilbaos, me rezultatin 1-2
Një fitore e vështirë kjo e stomja për “Los Blancos” përballë vendasve që arritën të ushtronin presion ndaj miqve.
I pari që hapi serinë e golave për madrilenët ishte Karim Benzema në minutën e 25-të.
Reagimi i Athletic Bilbaos erdhi në pjesën e dytë në minutën e 65-të me anë të Adruiz.
Por, gëzimi i vendasve nuk zgjati shumë pasi Casemiro në të 68-tën shënoi golin e fitores për skuadrën e tij.
Pas kësaj fitore, Reali shkon në kuotën e 65-pikëve, pesë më shumë se Barcelona, që nesër përballet në “Camp Nou” me Valencian.