Interi nuk ka shkuar më shumë se barazimi në transfertë përballë skuadrës së Torinos, duke barazuar me rezultatin 2-2
Pas dy fitoreve rradhazi zikaltërit e drejtuar nga Stefano Pioli, janë ndalur nga Torino.
Në sfidën që u zhvillua në stadiumin “Olimpico Grande Torino”, dyja skuadrat dhuruan spektakël, të cilat në fund ndan nga një pikë.
Golat për Interin i shënuan Geoffrey Kondogbia dhe Antonio Candreva, ndërsa për Torinon shënuan Daniele Baselli dhe Afriyie Acquah.
Ky barazim e lë Interin në vendin e pestë në renditje me 55-pikë, pesë pikë larg zones së Championsit që e mban Napoli, ndërsa këta të fundit kanë edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.