Luftëtari ka fituar duelin për një vend që të dërgon në Kupat e Europës, duke mundur në fushën e saj skuadrën e Tiranës.
Gjirokastritët arritën që të mposhtnin bardheblutë me rezultatin e pastër 2-0, duke i dhënë një tjetër goditje të rëndë skuadrës së Mirel Josës.
Një tjetër disfatë e rëndë kjo për Tiranën që vijon gjëndjen e saj të krizës së rezultateve pasi ende nuk e po e gjen dot rrugën e fitores.
Për bluzinjtë autorët e golave ishin Eri Lamçja në minutën e 58-të dhe Dejvi Bregu në minutën e 74-të.
Ndërsa golin e vetëm për Tiranën e shënoi Cise në munutën e 91-të, gol që vlejti sa për statistikë.
Një fitore mëse e merituar kjo për Luftëtarin të cilët dominuan përballë 24-herë kampionëve të vendit.
Pas kësaj fitoreje Luftëtari ngjitet në vendin e katërt me 36-pikë të grumbulluara, ndërsa Tirana pozicionohet në vendin e gjashtë me 30-pikë./f.b
Tironcica rrezikon te bjere nga kategoria!