Kategoria Superiore/ Nuk ka fitues në sfidën Vllaznia-Teuta

19 Mars 2017, 18:58Sport TEMA

Është mbylurr në barazim sfida e fundit e javës së 26-të të Kategorisë Superiore mes Vlaznisë dhe Teutës.

Sfida e zhvilluar në stadiumin “Loro Borici” u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0, e të dyja ekipet që ndajnë nga një pikë.

90-minutat e zhvilluara në Shkodër ishin mjaft emocionuese, ku nuk munguan rastet per shenim, penallti, karton i kuq, dhe polemikat në minutat e fundit të ndeshjes për shkak një goli të anulluar për Vllazninë nga ana e gjyqtarit.

Një moment që krijoi një situatë të tensionuar pavarsisht se vendimi i arbitirt ishte i drejtë.

Ndërkohë, vendasit kishin një mundësi të artë në minutën e 5-të të takimit për të kaluar në avantazh, por sulmuesi Elis Bakaj gaboi nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Nga krahu tjetër Teuta largohet e kënaqur nga kjo transfertë duke marrë një pikë mjaft të rëndësishme, ku pjesën e dytë e luajti me një lojtarë më pak pas daljes me karton të kuq të mesfushorit Gerhard Progni.

Pas këtij barazimi Vllaznia renditet në vendin e pestë me 32-pikë të grumbulluara, ndërsa Teuta klasifikohet në vendin e shtatë me 28-pikë./f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje