Premier League/ Mbyllet në paqe supersfida Manchester City-Liverpool

19 Mars 2017, 19:33Sport TEMA

Manchester City dhe Liverpooli kanë ndarë nga një pikë në sfidën që u zhvillua në stadiumin “Etihad”, duke barazuar me shifrat 1-1.

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola nuk kanë arritur që të marrin më shumë se një pikë ndaj Liverpoolit në “Premier League”, ndeshje e vlefshme për javën e 29-të.

Të parët që kalun në avantazh ishin miqtë me anë të James Milner që shënoi për në minutën e 51-të nga penalltia.

Por, gëzimi i skuadrës së Jurgen Kloop nuk do zgjaste shumë pasi Sergio Aguero në minutën e 69-të barazoi rezultatin, që nuk u ndryshua deri në fërshëllimën e fundit të gjyqtarit, pavarësisht rasteve që ekiper krijuan deri në minutën e fundit.

Pas këtij barazimi, Manchester City mbetet në vendin e tretë me 57-pikë të grumbulluara, ndërsa Liverpooli në vendin e atërt me 56-pikë të grumbulluara.

Ky barazim rrezikon vendin e katërt të Liverpoolit pasi Manchester United tashmë ka 52-pikë dhe dy ndeshje më pak të zhvilluara, çka do të thotë se në rast triumfit në këto dy sfida, ata do të rrëmbejnë vendin e katërt, që dërgon në Ligën e Kampionëve.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje