Trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki ka bërë publike listën e lojtarëve për sfidën ndaj Islandës.
Ndeshja mes Kosovës dhe Islandës e vlefshme për eliminatoret e kampionatit botëror “Rusi 2018” do të zhvillohet në Shkodër në stadiumin “Loro Boriçi”.
Dy risit më të mëdha në këtë listë janë sulmuesit Besart Berisha dhe Donis Avdijaj, të cilët kanë mundësi të debutojnë për Kosovën të premten.
Risi tjetër në listë është edhe sulmuesi shtatlartë i Sheffield Ëednesday, që garon në “Championship” të Anglisë, Atdhe Nuhiu.