Zëvëndësi i De Biasit, Veroneze: Është një mundësi mjaft e mirë

20 Mars 2017, 12:57Sport TEMA

Ditën e sotme në konferencën për shtyp ku trajneri, Gianni De Biasi, publikoi listën e lojtarëve që do të ketë në dispozicion për sfidat me Italinë dhe Bosnjen, u prezantua dhe zëvëndësi i tij Marco Veroneze.

Në fjalën e tij përpara gazetarëve, Veroneze u shpreh mjaft i lumtur për këtë aventurë të tij të re.

“Ndihem i nderuar dhe i vlerësuar nga trajneri De Biasi për situatën dhe ecurinë. Kam folur edhe me Tramezzanin por shumë më tepër me trajnerin për të kuptuar cila është situata këtu. Është një mundësi mjaft e mirë për mua jo vetëm për aventurën këtu por edhe për rikthimin përkrah trajnerit me të cilin kam punuar si futbollist. Ndeshjet e Europianit i kam parë ndërkohë që pas ftesës kam marrë më tepër informacion dhe kam paër për të mësuar më tepër” tha Veronese

Marco Veroneze zëvëndëson në këtë detyrë Paulo Tramezzanin i cili tashmë drejton skuadrën e Luganon së kampionatin zvicerian./f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje