Ministri i Brendshëm në detyrë Saimir Tahiri është thirrur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për të dhënë deklarime në lidhje me kërcënimet e të arrestuarit Emiljano Shullazi në drejtim të rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni.
Ajo që bën përshtypje në këtë çështje është se Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ka lëshuar ende një fletë thirrje për Sali Berishën, i cili me të madhe e denoncoi çështjen publikisht.
Është e çuditshme si Prokuroria e Krimeve të Rënda vendosi të thërrasë ministrin Tahiri, që ka bërë detyrën duke pritur në zyrë rektorin, i cili i ka shprehur shqetësimin në lidhje me kërcënimet e Emiljano Shullazit, por nuk e sheh të arsyeshme të dëgjojë dëshminë e denoncuesit Berisha.
Por duke parë qëndrimet e Prokurorisë muajt e fundit, e vënë hapur në shërbim politik, edhe kjo në fakt nuk mund të jetë më një çudi.