Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi, përmes një statusi në rrjetin social Facebook është shprehur se shtyrja e zgjedhjeve, qeveria teknike për të cilat pretendon opozita, janë antiamerikane dhe antieuropiane, dhe se nuk janë në interes të shqiptarëve.
Ai u ka bërë thirrje aktorëve politik që të kontribuojnë për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Brozi ka përmendur disa pika kryesore që nëse do të zbatoheshin nga të gjithë aktorët politik atëherë do të kishim zgjedhje të lira jo vetëm këtë 18 qershor por edhe ato pasardhëse.
Sipas tij, për realizimin e këtij kushti kryesor të opozitës, pikë së pari ajo duhet të shkojë në parlament për Komisionet e Vettingut, të paraqesë propozimet konkrete për ndryshimet në Kodin zgjedhor, të cilat Brozi i konsideron shumë të nevojshme.
Gjithashtu ai shprehet se partitë nuk duhet të lejojnë të kandidojnë persona të inkriminuar si dhe është kundër koalicioneve partiake parazgjedhore.
Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi është shprehur pro zgjedhjes së Presidentit nga populli dhe jo nga partitë politike si dhe është shprehur kundra kompromiseve të partive që sipas tij, janë të dëmshme për interesin e shqiptarëve.
“Interesi i shqiptarëve të ndershëm dhe i Shqipërisë Europiane është të thonë fuqishëm:
-Jo Qeveri teknike! Jo Shtyrje të zgjedhjeve! Jo Opozitë AntiAmerikane e AntiEuropiane!
-Jo Pandëshkueshmërise së ish pushtetarëve apo pushtetarëve të korruptuar e inkriminuar. Interesi i të gjithë shqiptarëve të ndershëm dhe Shqiperisë Europiane është:
-Të bëjnë gjithçka që zgjedhjet e 18 Qershorit dhe çdo zgjedhje më pas të jenë vërtetë të ndershme e të lira.
-Opozita të shkojë në Parlament e të zgjedhë Komisionet e Vetingut.
-Opozita të paraqesë propozimet konkrete për ndryshimet aq të nevojshme në Kodin Zgjedhor.
-Opozita dhe Mazhoranca të mos lejohen të kandidojnë persona të inkriminuar e të korruptuar.
-Jo koalicioneve partiake parazgjedhore. Çdo parti politike të dalë vetëm në zgjedhje.
-Jo KQZ partiake.
-Jo komisione partiake për qendrat e votimit dhe numërimit.
-Jo sistemit aktual zgjedhor që është sistemi që deformon vullnetin e zgjedhësve, pra është një sistem jodemokratik.
-Po një sistemi MAZHORITAR zgjedhjesh ku votuesit votojnë për personin, pra për kandidatin e tyre.
-Po zgjedhjes së Presidentit nga populli dhe JO Presidentit të emëruar nga kryetar partish.
– Prokuroria dhe organet e tjera shtetërore të vënë pa hezitim para drejtesise këdo që shet apo blen voten; këdo që falsifikon apo manipulon zgjedhjet.
– Jo kompromiseve të partive në dëm të interesave të qytetarëve dhe Shqipërisë.
-Jo kandidimit të kryetarëve të disa partive në parti të tjera (PD a PS). Çfarë partish janë ato ku kryetarët e tyre nuk guxojnë të kandidojnë si kandidatë të tyre“, shkruan Brozi.
Mire i ka zoti Brozi keto keshilla kaq te vlefsheme,por kujt ja thua? Opozita e Saliut dhe e Bashes,nuk duan te degjojne nga ai vesh.Ju thoni te shkoi opozita ne parlament,te votojne vetingun e kodin zgjedhor,por asaj nuk i ineresojne keto,por e ashtuquatura qeveri teknike.Ata jane te sigurt ne humbjen e zgjedhjeve,dhe kerkojne rrezimin e qeverise,si mjete shpetimi per ne burg.Ata e din se do shkoine ne burg,po miratuan vetingun,dhe po i sjellin vendit gjithe keto pengesa te padrejta.Populli eshte revoltuar shume,eshte i pakenaqur shume nga sjelljet brutale te opozites.Nga kjo Edi Rana i ka te sigurta zgjedhjet,plus po punon mire,eshte i painkriminuar.Pershrndetje.
Duhet te shtohet nje nen i kushtetutes per mandatin e k/minisrit jo me shume se dy mandate dhe deputeti duhet jete banor i zones qe votohet dhe jo sic eshte me kushtetuten e tanishme. Per te tjerat mendimet e Brozit jane shume te vlefshme. Po ju kujtoj nje thenije te shemtuar ofenduese te Kastriot Islamit ” edhe xhaketen te vare ne qender te ballshit ata do votojne per mua”.