Ditën e sotme ka filluar procesi i trajnimit të forcave të policisë të cilat do të luajnë një rol të rëndësishëm gjatë zgjedhjeve elektorale.
I pranishëm në aktivitet, ishte edhe ambasadori i OSBE-së Bernd Borchardt. Ai shprehu besimin se forcat e policisë do të jenë të pregatitura për të survejuar zgjedhjet e qershorit.
“Ju respektojnë sepse jeni të ndershëm, të paanshëm dhe të gatshëm për të dhënë ndihmë kur ajo nevojitet. Ju dhe ne sëbashku kemi bërë mjaft progres që nga zgjedhjet vendore të 2007, të cilat ishin të parat që ndanë policinë nga përfshirja politike në proçesi zgjedhor.
Raportet e fundit të OSBE-ODIHR që atëherë kanë vërejtur në trend pozitiv rolin e policisë gjatë gjithë proçesit zgjedhor dhe këtë rol ne presim dhe besojmë se do ta ruani. Dëshiroj të falenderoj Drejtorin Çako dhe ekipin e tij që kanë marrë përsipër këtë proçes trajnimi,” tha ambasadori.
Më tej, diplomati nxiti uniformat blu që të vijojnë me përpikmëri detyrën e tyre për të kontribuar në një sërë çështjesh të rëndësishme siç janë lufta kundër krimit apo kanabisit. Theksi i fjalës së tij u vendos tek mbrojtia e proçesit zgjedhor.
“Jam besimplotë që ky trajnim që do merrni sot do t’ju mundësojë që të njiheni shpejt me detyrat e veçanta dhe të rëndësishme që ju do të ndiqni në zbatim të kodit zgjedhor dhe do të ruani të njëjtat standarte të larta që keni ruajtur më përpara në mbarë vendin.
Megjithëse zgjedhjet e ardhshme janë shumë të rëndësishme për Shqipërinë, ju gjithashtu duhet të vazhdoni të realizoni detyrat tuaja të përditshme dhe sidomos në luftën kundër kërcënimeve transnacionale dhe krimit të organizuar dhe sidomos në luftën kundër kanabisit. Kam besim që policia e shtetit do të jetë e paanshme në këtë proçes të rëndësishëm zgjedhor dhe do të veprojë me profesionalizëm dhe dinjitet. Prezenca e OSBE dhe policia e shtetit do të vazhdojnë të jenë bashkë partnerë jo vetëm për trajnimin për këtë zgjedhje por do të vazhdojmë të japim asistencë teknike dhe mbështetje të mëtejshme. Vazhdoni këtë punë të mirë që po bëni,”u shpreh ambasadori.
Më tej, kreu i Komisionit të Zgjeshjeve Denar Biba, deklaroi se përgatitja e zgjedhjeve parlamentare është vonuar.
“Unë jam pak ziliqar sepse ndryshe nga ju ne në KQZ nuk i kemi punët ashtu siç do duhet ti kishim. Dhe ju edhe nga pozita e qytetarit jeni në vetëdije sesi po shkojnë punët. Në në një ditë si sot do të duhej të kishim konstituuar Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor dhe praktikisht ne nuk i kemi për pamundësi objektive. Dy parti kryesore që do të duhej të kishin ofruar kandidatët e tyre nuk i kanë ofruar. Dhe ne gjendemi në pamundësi për të konstituuar KZAZ-të. KQZ ka bërë ndërkohë thirrje publike për qytetarët e angazhuar dhe të vetëdijshëm për statusin e tyre në favor të republikës dhe demokracisë ti afrohen Komisioneve dhe të kontribuojnë,” tha Denar Biba./ad
Jini ne dsrejtimin e duhur.Te jeni te biundur se do jene zgjedhje shembullore dhe rezultati do te jete shume i qarte.