Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka kërkuar nga të gjithë komisariatet dhe drejtoritë e policisë në qarqe që të heqin nga çdo afishim, numrin e Ministri të Brendshëm, akoma në detyrë, Saimir Tahirit.
Numri i Tahirit prej më shumë se dy vjetësh ka qenë i afishuar në çdo institucion të policisë, ku u kërkohej qytetarëve të raportonin, nëse policia nuk ju shërbente, apo kishte proceduar të parregullta ndaj tyre shkruan “BW”.
Heqja e numrit të ministrit në ikje, duket se është një rutinë që bëhet sa herë që ka ndryshim të kreut të Ministrisë së Brendshme.
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri do të jetë në detyrë edhe pak ditë, ku pas dekretit të Presidentit dhe miratimit në Parlament, Ministri i ri do të jetë Fatmir Xhafaj.