Slloveni Slavko Vinçiç, do të jetë arbitri i ndeshjes Itali-Shqipëri

20 Mars 2017, 16:10Sport TEMA

Arbitri slloven, Slavko Vinçiç, do të jetë gjyqtari që do të vendosë drejtësin në sfidën e 24-marsit mes Italisë dhe Shqipërisë.

FIIFA ka caktuar 37-vjeçarin për të gjykuar këtë sfidë e vlefshme për eliminatoret e kampionatit botëror “Rusi 2018”.

Ndërsa, asistentët e tij do të jenë Tomaz Klançnik dhe Andraz Kovaçiç.

Slavko Vinçiç e mban stemën e FIFA-s që prej vitit 2010.

Sfida e fundit që slloveni ka gjykuar është ajo në “Europa League” mes Shakhtar Donetsk-Celta Vigos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje