Kreu i Grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi ka deklaruar sot nga Bashkia Roskovec se është i gatshëm për dialog me palet e interesuara për korrigjime apo rregullime mbi procesin zgjedhor të 18 qershorit.
Ai ka thënë se qeveria zgjigjet nga populli njëherë në katër vite sipas Kushtetutës dhe nuk mund të kërkohet sa herë që do dikush.
“Nëse do të ketë zgjedhje apo jo, këtë e përcakton Kushtetuta.
Sipas Kushtetutës, zgjedhjet mbahen 1 herë në katër vjet. Zgjedhjet do të mbahen sepse nuk ka situatë të jashtëzakonshme në vend. Kushtetuta përcakton qartë se zgjedhjet mbahen 1 herë në 4 vjet,” tha deputeti socialist.
Më tej Ruçi paralajmëroi se nëse nuk do bëhen zgjedhjet, atëherë zgjedhja e presidentit do të jetë në rrezik.
Nëse nuk realizohen zgjedhjet e qershorit, atëherë zgjedhja e presidentit është në rrezik. Situata politike e krijuar çon në destabilizim të vendit. Jemi të gatshëm të ulemi të diskutojmë me opozitën për reformën zgjedhore. Pronojmë çdo propozim që do të pranohej edhe nga OSBE,” u shpreh Ruçi.
Deputeti socialist Gramoz Ruci ishte në Roskovec ku shpërndau 755 leje legalizimi./ad