Reforma Zgjedhore do t’i japë fund fushatave milionere, Balla: Ashpërsim të Kodit Penal për vjedhësit e votës

21 Mars 2017, 10:40Politika TEMA

Fushatat zgjedhore milionere pritet të marrin fund me ligj, por dhe vjedhja dhe tjetërsimi i botës përmes blerjes, duke lejuar në këtë mënyrë depërtimit në lista dhe të intelektualëve.

Bashkëkryetari socialist i komisionit të Reformës Zgjedhore, Taulant Balla, ka paralajmëruar ndryshime në Kodin Penal për të ashpërsuar vjedhjen e votës.

Gjatë një tryeze me Shoqërinë Civile, përfaqësues ndërkombëtarë dhe të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Balla theksoi se komisioni ka afat deri në datën 9 prill për të miratuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Balla tha se amendamentet që priten të miratohen janë ato për reduktimin e shpenzimeve të fushatës me ligj, reduktimin e zyrave elektorale si dhe forcimin e masave ligjore ndaj vjedhësve të votës.

“Deri më sot, financat e partive dhe shpenzimet e fushatave, kanë qenë larg atyre që deklarohen. Komisioni i Reformës Zgjedhore ka afat deri në datën 9 prill. Kemi amendamente në Kod dhe ligjin për partitë. Kemi ende dy javë kohë për të reduktuar shpenzimet e fushatës me ligj. Kolegët e PD­së janë përpjekur ta bëjnë qesharake këtë.

Gjithashtu nevojitet reduktim i plotë i numrit të zyrave elektorale. Ndryshime në Kodin Penal për ndëshkime të krimeve elektorale. Edhe ndonjë kandidat që i shpëton rrjetës së dekriminalizimit, e ka të sigurt se deri sa të marrë mandatin do e kapë rrjeta prapë”, u shpreh Balla.

3 komente në “Reforma Zgjedhore do t’i japë fund fushatave milionere, Balla: Ashpërsim të Kodit Penal për vjedhësit e votës”

  1. Rilindja e Kanabisit dhe Plehrat e Pastra te Rames. says:

    Leni pallavrat shoku Taulant Palla.Ku e ke ligjin qe i jep te drejte vote emigrantit qe perben 1 milion a me shume shqiptare ne gjithe boten.


    Gjithashtu po pres Lu Lu, mos ka ndonje keshille per mikun Lulzim Basha.

  2. genci.d says:

    Une kam mendimin qe kush blen votat te presi dhe kupon tatimor.Shteti te marre pjesen dhe te dime sa vota jane blere..Ne 2015 kam qene vezhgues dhe mund tju them se ne e kemi ne gjak qylin…Kur njerezit nuk kane te hane nuk ju behet vone se kush do vije ne pushtet, mjafton te marrin leke..Kur gjendja e pergjithshe eshte me keq se ne 1990 dhe keta politikane jane bere milionere le te paguajne tani qe te rrine ne pushtet..Fshataresia eshte ne hall , pa rruga,pa uje per te pire lere per vaditje, me pensione 9000 leke…e keta llomotisin per vote te lire..Vote te Lire kerkon vetem ai qe eshte I Lire ekonomikisht…

  3. nn says:

    nuk do te kete blerje votash por fitore te ps votat vetme i blen pd por edhe sikur ti bleje nuk e voton populli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje