Marco Verratti drejt largimit nga PSG

22 Mars 2017, 15:47Sport TEMA

Marco Verratti mund të largohet nga Paris Saint-Germain gjatë verës. Këtë e ka konfirmuar menaxheri i futbollisti, Donato Di Campli.

Ky i fundit ka bërë të ditur se mesfushori i Italisë dëshiron të fitoj trofe ndërkombëtarë, dhe me ekipin nga Franca nuk po arrin ta bëjë një gjë të tillë.

Kështu, gjatë verës Verratti mund të transferohet te një klub i madh. “Marco dëshiron të fitojë dhe këtë në PSG mund po mund ta bëjë” tha Di Campli për Gazzetta dello Sport.

“Situata është shumë e komplikuar, veçanërisht për shkak se kontrata e Marcos është e gjatë. Ky nuk është një problem parash. Një gjë është e sigurt: nëse ai e lë PSG-në do të transferohet te një klub i madhe evropian.”, ka theksuar ai.

Inter, Barcelona, Juventus, Chelsea dhe Manchester United janë të interesuara që ta transferojnë ish yllin e Pescaras.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje