Sulmuesi i Kombëtares Italiane, Ciro Immobile, ka dalë në konferencën për shtyp ku ka folur për përballjen e së premtes kundër Shqipërsi.
Bomberi që luan me skuadrën e Lazios, tha se sfida përballë kuqezinjve nuk do të jetë aspak e lehtë.
Immobile i cili është shok skuadre me Thoma Strakoshën u shpreh se ka biseduar me gardianin kuqezi në prag të këtij dueli.
“Kam folur me Strakoshën,dhe më ka thënë se do të na nxjerrin telashe, por do të bëjmë çmos t’i mposhtim. Në Palermo kam luajtur dy herë, është shumë bukur. Atmosfera është e bukur, momenti i himnit është fantastik. Shqipëria vjen nga Evropiani, dhe sigurisht kjo përballje nuk është një shëtitje. Do ta mbrojë rezultatin me thonj e më dhëmbë. Duhet ta japim maksimumin. Secili që do të hyjë në fushë, do ta bëjë më të mirën, sigurisht do të vuajmë dhe do të sulmojmë”, u shpreh Immobile.
Ndeshja mes Italisë dhe Shqipërisë do të luhet të premten në Palermo në stadiumin “Renzo Barbera”, e cila zhvillohet nga ora 20:45.