Kombëtarja, rikthehet Abrashi, mungon Hyka

21 Mars 2017, 18:36Sport TEMA

Mungesa e Jahmir Hykës dhe rikthimi në stërvitje i Amir Abarashit. Këto janë dy lajmet kryesore që vijnë nga qëndra stërvitore e Kombëtares Shqiptare. Në kompleksin “Tropikal” kuqezinjtë zbritën në fushë gjatë orëve të pasdites për seancën e dytë stërvitore të ditës së Martë dhe është pikërisht mesfushori i San Jose, Jahmir Hyka ai që shqetëson më shumë trajnerin Gianni De Biasi. Lojtari është bllokuar në aeroportin e Romës për shkak të grevës së punonjësve të kompanisë “Alitalia”, por Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë masat që ai të bashkohet me grupin gjatë orëve të vona të mbrëmjes.

Në këtë mënyrë, Hyka do të zbresë në kompleksin stërvitor vetëm gjatë seancave të së Mërkurës dhe ky fakt mund ta kushtëzojë duke e vënë në dyshim paraqitjen e tij si titullar në “Renzo Barbera” kundër Italisë. Një lajm i mirë për trajnerin kuqezi është rikthimi në grup i mesfushorit Amir Abrashi i cili e siguroi De Biasin se është gati të vazhdojë seancat stërvitore pas pushimit të paradites që shërbeu si masë paraprake për një dëmtim të lehtë të tij. Gjithashtu me skuadrën u bashkuan edhe Roshi e Balaj pas udhëtimit të gjatë nga Grozni me destinacion Tiranën. Pjesa tjetër e skuadrës zbriti rregullisht në fushën stërvitore ku mediat ishin të pranishme vetëm gjatë minutave të para dhe më pas trajneri mbylli dyert për të përgatitur ndoshta sfidën me delikate të eliminatoreve të Botërorit 2018 që do të luhet të Enjten në mbrëmje në Palermo./SS/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje