Portieri i Juventusit dhe kombëtares italiane, Xhanluixhi Bufon, do të luajë ndeshjen e tij të 1000-të me fanellën e përfaqësueses në mbrëmjen e së premtes në Palermo kur të kaltërit do të përballen me Shqipërinë në një takim të vlefshëm për kualifikueset e Kupës së Botës “Rusi 2018”.
Pasi u shndërrua në një legjendë për Juventusin duke u bërë futbollisti që ka luajtur më shumë minuta si bardhezi, ai do të bëhet futbollisti i dytë në historinë e kombëtares italiane që arrin kuotën e 1000 ndeshjeve me fanellën e përfaqësueses (vetëm ndeshje miqësore dhe zyrtare me kombëtaren A, nuk llogariten ndeshjet me kombëtaret e moshave), shkruan Panorama Sport.
I pari futbollist italian që e ka arritur këtë shifër madhështore ka qënë mbrojtësi Paolo Maldini, i cili gjatë karrierës së tij regjistroi plot 1028 paraqitje me kombëtaren.