Barça-Juve, duel i fortë edhe për Marco Verrattin

21 Mars 2017, 10:38Sport TEMA

Supersfida mes Juventusit dhe Barcelonës në cerekfinale të Championsit shtrohet edhe në merkato. Kampionët e Spanjës kanë ndërhyre me prepotencë për shërbimet e 24-vjecarit italian që kërkohet prej kohësh nga Juventusi në Serinë A. Në fakt interesimi i dy klubeve të mëdha europiane për mesfushorin e PSG nuk është dicka e re, por duket se këtë radhë presidenti i blaugranave, Josep Maria Bartomeu e ka marrë shumë seriozisht për lojtarin që synohet gjithashtu edhe nga Bayerni dhe Interi.

Futbollisti i kombëtares italiane shihet si trashëgimtari i Andres Iniestas te Barcelona, gjithsesi, interesimi për Verrattin nuk i lë në hije pistat e tjera për klubin katalan. Sikurse zbulojnë mediat angleze në radarët e Barcës është edhe Philippe Coutinho i Liverpoolit, që është një alternativë shumë cilësore për Verrattin. Ndërhyrja e Barcës është një pengesë shumë serioze për Juventusin, me drejtuesit bardhezi që janë të vetëdijshëm për vështirësitë që do të hasin për të kthyer në futbollin italian Verrattin.

Edhe pse janë forcuar ndjeshëm ekonomikisht në sezonet e fundit, mundësitë e bardhezinjve për të shpenzuar mbeteten inferiore me ato të Barcelonës apo të vetë PSG, që do të rezistojnë deri në fund për të mos e lëshuar benjaminin e presidentit Al Khelaifi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje