Partizani kërkon ti “rrëmbejë” Takun Tiranës

20 Mars 2017, 19:26Sport TEMA

Partizani po mendon që tani për të përforcuar ekipin për sezonin e ardhëshëm.

Një nga obiektivat është futbollisti i Tiranës, Afrim Taku, i cili momentalisht është pezulluar nga bardheblutë për arsye disiplinore.

Burime nga klubi i kuq kanë bërë të ditur se ka qënë vet presidenti Demi i cili ka pasur disa takime me 27-vjeçarin, autor të 8 golave gjatë këtij sezoni, duke e ftuar që të bëhet pjesë e Partizanit.

Ndërkohë, marrëdhëniet e Takut me Tiranën janë “të ngrira”, pasi presidenti Halili, nuk ka marrë ende një vendim për të ardhmen e futbollistit.

Veç klubit të Partizanit, për futbollistin janë interesuar dhe e kipet e Skënderbeut dhe Flamurtarit.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje