Italia, dy lojtarë të Juventusit mungojnë kundër Shqipërisë

20 Mars 2017, 16:24Sport TEMA

Giorgio Chiellini dhe Claudio Marchisio do të jetë dy mungesat e kombëtares së Italisë për sfidën kundër Shqipërisë.

Trajneri i “axurrëve”, Giampiero Ventura, ka bërë të ditur se dy lojtarët e Juventusit, nuk janë ftuar për ndeshjen me Shqipërinë pasi sipas tij ata nuk janë në formën e duhur, të cilët do të mungojnë po ashtu dhe në miqësoren me Holandën.

“Do të na mungojnë Chiellini dhe Marchisio. Ata e dinë këtë shumë mirë. Ata kanë nevojë për kohë që të gjejnë formën e dikurshme”, deklaroi Ventura.

Ndeshja mes Italisë dhe Shqipërisë do të luhet të premten në Palermo në stadiumin “Renzo Barbera”, e cila zhvillohet nga ora 20:45.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje