Një ndeshje futbolli midis fëmijëve të moshës 12 dhe 13 vjeç ka degraduar në dhunë pasi baballarët e djemve nga ekipet rivale kanë filluar sherrin ndërmjet tyre në ishullin spanjoll të Majorcas.
Disa nga personat e përfshirë në sherr janë dërguar në spital si pasojë e plagëve të marra.
Videoja e publikuar nga “Daily Mail” është filmuar nga personat që ishin të pranishëm në stadium.
Në video dëgjohen nënat e tmerruara teksa bëjnë thirrje për të ndaluar dhunën dhe duke u përpjekur për të mbrojtur fëmijët e tyre
Loja është pezulluar, ndërsa policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes që cuan në këtë përplasje të dhunshme./f.b