Barcelona tashmë e ka gjetur zëvendësuesin e Luis Enriques, i cili ka njoftuar se do të largohet nga “Camp Nou”.
Pas vendimit të, Luis Enrique, që të mos vazhdojë kontratën me Barcelonën, e cila përfundon në fund të këtij edicioni, ka bërë që drejtuesit e skuadrës katalunase të jenë në kërkim të një trajneri të ri.
“Premium Sport” shkruan se, Barcelona ka nisur bisedimet me trajnerin e Juventusit, Massimiliano Allegri.
Drejtuesit blaugrana i ka ofruar Allegrit një kontratë tre vjeçare dhe një pagë prej 8 milionë eurove në sezon, shumë më shumë se sa përfiton në Juventus.