Kombëtarja Shqiptare ka kryer pasditen e sotme seancën e parë stërvitore në prag të përballjes kundër Italisë ditën e premte.
Në këtë seancë binin në sy mungesat e dy lojtarëve që luajnë në kampionatin rus me Terek Gronzin, Odise Roshi dhe Bekim Balaj, si dhe Jahmir Hyka i cili do ti bashkohet ekipit ditën e nesërme pas udhëtimit të gjatë nga amerika.
Kapiteni Ansi Agolli dhe mesfushori Amir Abrashi nuk e kanë kryer stërvitjen me pjesën tjetër të grupit pasi janë stërvitur të vecuar.
Seanca e parë stërvitore ka zgjatur vetëm 10-minuta për mediat më pas është zhvilluar me dyer të mbyllura./f.b