Kosova zhvillon seancën e parë stërvitore, Berisha: Shpresoj të debutoj me gol

21 Mars 2017, 16:49Sport TEMA

Përfaqësuesja e Kosovës, ka zhvilluar seancën e parë stërviotre në prag të ndeshjes me Islandën.

Për më shumë së një orë, trajneri, Albert Bunjaku ka parë nga afër formën e lojtarëve të ftuar për duelin me islandezët.

Atmosfera në skuadër duket mjaft e mirë, pas ardhjes se tre lojtarëve të rinj, Besart Berishës, Atdhe Nuhiut e Donis Avdijaj.

Sulmuesi i Kosovës, Besart Berisha, i cili po shkëlqen në futbollin australian, për herë të parë vesh fanellën e Kosovës.

Pas stërvitjes se parë ai tha se është i gatshëm për duelin me Islandën, duke premtuar do të jap më të mirën në këtë ndeshje, duke mos e fshehur dëshirën që në radhët e Kosovës të debutojë më gol.

“Stërvitja e parë ishte e mirë. Besoj është një grup shumë i mirë, me mentalitetet dhe disiplinë dhe me kanë pritur shumë mirë dhe nuk besoj se do të kem problem, pasi janë shumë lojtarë të talentuar dhe unë jam shumë i kënaqur deri tani. Ne luajmë futboll për ta fituar ndeshjen dhe besoj se kështu do të paraqitem, por normal se duhet të luajmë edhe prapa edhe përpara dhe të jemi kompakt, sidomos më Islandën, sepse ata janë një skuadër fizike”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje