Mbrojtësi i skuadrës së Juventusit, Leonardo Bonuçi, është në rrezik për sfidën kundër Shqipërisë ditën e premte.
“Sky Sport” shkruan se lojtari nuk ka marrë pjesë në seancën stërvitore kur trajneri Ventura aplikoi skemën 4-2-4.
Arsyeja e mungesës së tij në stërvitje është pasi Bonuçi është me gjëndje gripale, çka mund ta bërë në rrezik aktivizimin e tij për takimin kundër kuqezinjve për eliminatoret e kampionatit botëror “Rusi 2018”.
Në Palermo, kundër Shqipërisë së Gianni De Biazit, Ventura kërkon patjetër të marrë tri pikë për të mbajtur ritmin e Spanjës, që kryeson grupin G./f.b