Shqipëria, jo vetëm më e palumtura, por dhe e fundit në Ballkan për mbështetjen, që njerëzit i japin njëri-tjetrit

22 Mars 2017, 20:14Sociale TEMA

Shqipëria renditet si vendi më i palumtur në Ballkan, por dhe Europë, në raportin e fundit të Lumturisë të Kombeve të Bashkuara.

Shqipëria është në vendin e 109, nga 155 shtete. Shteti më i lumtur në Ballkan rezulton Rumania, në vendin e 57, e ndjekur nga Slovenia (62), Serbia (73), Kroacia (77), Kosova (78), Mali i Zi (83), Bosnia dhe Hercegovina (90), Maqedonia (92) dhe Bullgaria (105)

Gjashtë variablat kryesore, mbi të cilin bazohet indeksi, përfshijnë të ardhurat për frymë, mbështetjen sociale, pritshmëria për një jetë të shëndetshme e të gjatë, lirinë sociale, bujarinë dhe mungesën e korrupsionit.

Të ardhurat për frymë janë vlerësuar mbi metodën e fuqisë blerëse, pritshmëria për jetëgjatësinë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Mbështetja sociale ka dalë nga pyetja “Nëse do të ishit në telashe do të kishit miq ose të afërm, tek të cilët do të mbështeteshit?”.

Liria për të zgjedhur përcaktohet nga pyetja “A jeni të kënaqur, apo të pakënaqur nga liria për të zgjedhur atë që doni të bëni në jetë?”. Bujaria matet duke ponderuar të ardhurat për frymë me përgjigjen “A keni dhuruar para për bamirësi muajin e fundit?” Perceptimi i korrupsionit matet nga përgjigje e dy pyetjeve: “A është korrupsioni i përhapur në qeveri apo jo?” dhe “A është korrupsioni i përhapur në biznes?”. Raporti përcakton pikët mesatare të vlerësimit të jetës për secilin vend, ku sa më i lartë pikëzimi, aq më mirë. Jeta më e keqe e mundshme vlerësohet me 0 pikë dhe ajo më e mirë e mundshme me 10 pikë.

Në variablën e të ardhurave për frymë, Shqipëria renditet ndër të fundit në rajon, së bashku me Kosovën dhe Bosnjën.

Në treguesin e mbështetjes sociale, Shqipëria renditet e fundit, çka tregon se shqiptarët, ndryshe nga sa perceptohet që janë popull bujar dhe i gjindshëm, nuk gjejnë mbështetjen te miqtë apo të afërmit, në momentin që kanë ndonjë hall.

Vendi paraqitet më mirë në variablën e pritshmërisë për një jetë të shëndetshme e të gjatë, e dyta pas Sllovenisë.

Edhe përsa i përket lirisë për të bërë zgjedhje në jetë, Shqipëria është e treta. Në përgjithësi, vendet e rajonit nuk janë shumë optimiste në këtë tregues.

Për bujarinë, Shqipëria renditet nga fundi. Shtetet më dorështrënguara janë Bullgaria e Rumania dhe më bujarët Bosnja dhe Kosova.

Perceptimin më të ulët për korrupsionin e ka Mali i Zi, i ndjekur nga Maqedonia, ndërsa Shqipëria, Bullgaria, Rumania dhe Bosnja janë vendet ku të anketuarit mendojnë se ka shumë korrupsion, si në administratën shtetërore, ashtu dhe biznes.

Një tregues i fundit është dhe dystopia (një shoqëri e karakterizuar nga mjerimi njerëzor, shtypja, sëmundjet dhe mbipopullimi). Këtu Shqipëria renditet e treta nga fundi, para Sllovenisë dhe Bullgarisë. (Monitor)

6 komente në “Shqipëria, jo vetëm më e palumtura, por dhe e fundit në Ballkan për mbështetjen, që njerëzit i japin njëri-tjetrit”

  1. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane vazhdimi i identitetit turk ne Evrope..... says:

    sorollop i keq muslimonesh………………………allah uakbar!

  2. ... says:

    jane primitive dhe autoktone prandaj!

  3. ... says:

    jane primitive dhe autoktone prandaj!!!

  4. ... says:

    jane primitive dhe autoktone prandaj!!!!

  5. Plaku Xhuxhumaku says:

    Po te kesh kryeminister nje palle si Edvin Rama, cfare do te presesh tjeter?

  6. Poku says:

    Νe njihemi historikisht per armiqesine me njeri tjetrin dhe prandaj kemi keto pasoja dhe sot. Edhe pse jemi nje popull i lashte si shtet u njohem shume vone sepse kemi qene gjithmone te percare.vetem Skenderbeu dhe Enveri i mbajti te bashkuar shqipetaret .kur nje popull kerkon te behen te gjithe te paret nuk ka per te qene kurre te lumtur apo te forte.vetem bashkimi bene fuqine kjo duhet te jete motua per brezin e ardhshem dhe jo percarja dhe armiqesia .me nje lule s’vjen behari thote nje fjale e urte popullore.prandaj nuk behemi shtet me individe por te kemi nje kauz te perbashket dhe jo interesa personale te njerit apo tjetrit.qe te kesh bindje te kunderta me tjetrin nuk do te thote te jesh armiku i tije po ta bindesh ate me vepra qe je per nje jete sa me te bukur ku mos kete dallime te theksuara si ekonomike ashtu dhe sociale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje