Trajneri i kombëtares së Islandës, Heimir Hallgrimsson, është shprehur se ekipi i tij duhet të ketë mjaft kujdes nga Kosva.
Hallgrimsson tha se i njeh disa lojtarë të Kosovës dhe ka kërkuar nga ekipi i që të jenë të kujdesshëm.
Ai theksoi i druhet tre lojtarëve të Kosovës të cilët janë Milot Rashica, Bernard Berisha dhe Besart Berisha.
“Rreziku më i madh është tek sulmi i Kosovës. Kemi parë që ka shumë lojtarë me aftësi të jashtëzakonshme individuale si Milot Rashica e Bernard Berisha, që janë shumë të shpejtë. Sidomos rreziku vjen nga kundërsulmet, por kemi parë që kanë aftësi të luajnë me top, kanë teknikë të mire. Personalisht i kam parë disa nga golat e Besart Berishës. Ne i dimë aftësitë e Besartit, i dimë edhe golat që i ka shënuar”, tha Hallgrimsson.