FOTOT/ Tifozat shqiptar nisen drejt Italisë

22 Mars 2017, 21:59Sport TEMA
FOTOT/ Tifozat shqiptar nisen drejt Italisë

Kur kanë mbetur dhe dy ditë nga sfida mes Italisë dhe Shqipërisë që do të zhvillohet në Palermo në stadiumin “Renzo Barbera”, tifozat kuqezi janë nisur mbrëmjen e sotme në drjetim të Italisë.

Siç shihet nga fotot e sigurua nga “TemA” në portin e Durrësit, duket dhe grupimi i parë i tifozave kuqezi që po nisen drejt italisë për të ndjekur këtë takim.

Sfida mes Italisë dhe Shqipërisë është e vlefshme për eliminatoret e kampionatit botëror “Rusi 2018”, dhe pritet që të jetë një takim mjaft emocionues.

Për këtë përballje ka pasur një interesim të lartë të tifozave kuqezi për të përkrahur djemtë e kombëtares, ku pritet që në stadium të ketë një numër të lartë mbështetësish shqiptar që do të mbushim “Renzo Barberan”.

Ky është takimi i dytë mes Italisë dhe Shqiprisë pas miqësors së parë që u luajt në Genoa që u mbyll me rezultatin 1-0 në favor të “Axurrëve”, por që dhe në atë takim u vu re mbështetja e madhe e tifozave kuqezi.

Ndeshja Itali-Shqipëri do të luhet ditën e premte në orën 20:45./Fatjon Baze/

1 komente në “FOTOT/ Tifozat shqiptar nisen drejt Italisë”

  1. gp says:

    o ju shpelafte mortja. akoma me qese pazari qarkullojn kto trangujt bashkekombas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje