Partizani ka rifilluar sot përgatitjet pas pauzës 3 ditore pushim, të akorduar nga stafi.
Në orën 14:00 grupi i lojtarëve ka kryer në kompleksin sportiv “Internacional Tirana” të Pezës seancën e programuar.
Traineri, Sulejman Starova nuk ka patur grupin e plotë pasi kapiteni Alban Hoxha dhe mesfushori Y;ber Ramadani janë të impenjuar me ekipet kombëtare.
Përgatitje të plotë me grupin kanë zhvilluar Batha, Krasniqi dhe Torassa, lojtar të cilët kanë lënë pas dëmtimet dhe gëzojnë gjendje optimale.
Të enjten ekipi do të zhvilloj dy seanca, paradite në palestër dhe pasdite në fushë.