Leonardo Bonuçi, do të jetë i gatshëm për sfidën kundër Shqipërisë.
Mbrojtësi i skuadrës së Juventusit, i është bashkuar ditën e sotme ekipit në seancën stërvitore pas mungesës së djeshme.
Qëndërmbrojtësi i të kaltërve mungoi në stërvitjen e djeshme pasi ishte me grip ku u vu në rrezik pjesmarrja e tij për përballjen kundër kuqezinjve.
Por, ai ka kaluar me sukses këtë dhe pritet të jetë për ndeshje e së premtes.