Tifozët e Barcelonës duan që trajneri i ekipit të tyre të emërohet Juan Carlos Unzuen
E përditshmja sportive katalanas, “Mundo Deportivo”, ka organizuar një sondazh se kush duhet të jetë trajner i Barcelonës në sezonin e ardhshëm.
Në listën e trajnerëve në sondazh për të marrë drejtimin e Barcelonës ishin: Ernesto Valverde (Athletic Bilbao), Juan Carlos Unzué (ndihmësi i Luis Enriques), Eusebio Sacristán (Real Sociedad) apo Ronald Koeman (Everton).
Tifozët e Barcelonës kanë votuar me 47 për qind Juan Carlos Unzué, ndihmësin e Luis Enriques, si ideal për ta drejtuar Barcelonën.
Kurse, 32 për qind të votave i ka marrë Ernesto Valverde, i cili aktualisht drejton skuadrën e Athletic Bilbaos.