Ditmir Bushati në Shtëpinë e Bardhë me ftesë nga këshilltari i Donald Trump (dhe një thumb për Bashën)

24 Mars 2017, 19:02Politika TEMA

Vetëm pak ditë pas përfundimit të vizitës së tij në SHBA, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati do të rikthehet në Uashington.

Sipas një burimi të Top Channel në kryeqytetin e Amerikës, Bushati do të udhëtojë më 19 prill, ku ai do të hyjë në Shtëpinë e Bardhë si i ftuari i leitnand gjeneralit McMaster, këshilltari i presidentit për sigurinë kombëtare, njëri ndër tre “gardianët” e banorit të ri të Zyrës Ovale.

Ky i fundit u zgjodh nga Trump si një ndër personat më të afërt të tij, pas një karriere të gjatë në Ushtrinë Amerikane, duke nisur që nga Lufta e Gjirit, deri tek luftrat në Irak dhe Afganistan.

Ministria e Punëve të Jashtme nuk e mohon dhe as e pohon këtë lajm, por mendohet se tema kryesore e bisedës do të jetë rajoni, ku Shqipëria ka pasur një rol mjaft aktiv vitet e fundit.

Ky takim vjen pasi kreu i diplomacisë shqiptare u takua në Uashington me homologun e tij amerikan Rex Tillerson, gjatë takimit të Ministrave të Jashtëm të Koalicionit Global Anti-ISIS, ku mes tyre është konfirmuar edhe njëherë bashkëpunimi për të luftuar Shtetit Islamik.

Ndërkohë ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili po zhvillon po ashtu një vizitë në Shtetet e Bashkuara, ka reaguar përmes një postimi në Twitter lidhur me deklaratat e Lulzim Bashës për VOA.

“Domethënë, sipas Lulzim Bashës, kanabisi po bleka dhe Amerikën, prandaj nuk u shihka fare çadra që andej! Keqardhje për Partinë Demokratike”, ka thënë Bushati.

3 komente në “Ditmir Bushati në Shtëpinë e Bardhë me ftesë nga këshilltari i Donald Trump (dhe një thumb për Bashën)”

  1. taqo says:

    GJerat problemet ,filluan po levizin ne ballkanin e haruar ……… ,momentet post zgjedhore ne amerike po ja lene vendin nje administrate te kompletuar te fuqishme dhe eficiente ………,momentet post zgjedhore ne amerike krijuan ne ballkan nje stepje ,frenim ,ndalim ,hutim ,me te drejte nje mos orjentim ne te gjithe faktoret ballkanike pa perjashtim ……vetem serbia ndoshta perfitoi indirekt nga keto momente ,jo perfitim substancial por amullia punon me mire per serbet ne ballkan sepse e kane nje aleat te fuqishem dhe pjesetar serioz ne lojrat, ne levizjet qe priten te ndodhin ……ne kete kuader vajtja e Ditmirit ne shba mbas takimit me Tillerson ne tirane ,ne nje periudhe 1 javore nga kthimi prej shba flet per rendesine e ketij takimi ……java ne vazhdim do te kete zhvillime te reja ,te shohim kush do te mare protagonizmin, autoresine dhe lavdine e ketyre ndryshimeve ,rendom politikanet do te vrapojne te ciren e theresin duke lavderuar vetveten dhe duke denigruar kundeshtaret .Gjithsesi gjerat problemet po levizin ne ballkanin e larget

  2. Nari says:

    Bushati, po të mbajnë me hatër në USA.?
    Anallim loje.!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje