Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që këtë të premte të drekojë me disa peshkatarë nga Durrësi.
Këta të fundit i janë ankuar Ramës për kushtet skandaloze në të cilët janë duke punuar, fakt ky i pranuar edhe nga vetë shefi i qeverisë.
“Gjendja është skandaloze, edhe jetën e njerëzve nuk e kemi të garantuar, jo mjetet jo e jo.
Nëse ia lë porosi Vangjushit dhe po e mori përsipër ne ia hodhëm”- tha një nga peshkatarët.
“E drejtë, kur u futa unë këtu, thashë o zot, si burgu i detit”. tha Rama
Dreka është shoqëruar me batuta mes tyre, ku nuk kanë munguar thumbimet për qeverinë e shkuar.
“Kur kryeministri nuk di not, nuk di të bëëj port”– ka thënë Rama, duke i njohur peshkatarët me projektin që pritet të bëhet.
Sektori i peshkimit, i cili deri para 4 vitesh ishte i përfshirë nga kaosi dhe mungesa e një tregu të formalizuar, sot numëron 1000 vende të reja pune dhe shumëfishim të prodhimit të peshkut.
Për këtë arsye, ka peshkatarë që janë të kënaqur me situatën, përveç kritikëve.
“Ju falënderojmë për situatën ku ne gjendemi sot. Reforma që u bë për furnizimin e anijeve me karburant, që për ne është jetësor i dha një hov sektorit. Pas 26 vjetësh sektori është i formalizuar. Peshku shitet me faturë tatimore. Nafta merret me doganë me të gjitha rregullat. Të gjithë punonjësit e sektorit të peshkimit janë të siguruar. Për 2016-n, janë zënë afro 4 mijë ton peshk. Kjo reformë na futi në një rrugë të barabartë me fqinjët tanë” – u shpreh njëri nga kapitenët me përvojë të gjatë në këtë sektor.
Duke rikujtuar një vizitë të tre viteve më parë me punonjës të këtij sektori, atëherë tepër skeptikë për reformën në sektor, kryeministri vuri në dukje se panorama që ofrohet sot është krejtësisht e ndryshme dhe premtuese.
Kryeministri tha se në perspektivën e zhvillimit të sektorit të peshkimit është edhe projekti për portin, krijimi i një markate europiane të peshkut, bursa e peshkut dhe fuqizimi i flotave.
“Kemi folur atëherë dhe kishte shumë skepticizëm. Të them të drejtën e vija re që s’kishit besim, se kishte shumë vite që vinit vërdallë.
Por fakt është që sot kemi afërsisht 4000 ton prodhim, që janë të deklaruara dhe që kanë shkuar në tregun e brendshëm dhe në eksport.
Fakt është që sot kemi rreth 1000 punonjës të rinj në këtë sektor. Fakt është që sot për komunitetin e peshkimit në Shqipëri, rregullat e lojës janë njësoj, jo siç ishin përpara me atë historinë e naftës që ishte një histori e tmerrshme. Patjetër që tani na duhet të shohim përpara se do bëjmë një markatë peshku europiane, bursën e peshkut dhe patjetër që duhet të fuqizojmë flotat”- u shpreh kryeministri.
corapekuqi drekon kar-kaleca ne kohen kur 90% e suniteve hane presh ,kerkojne kazaneve te plehrave apo hane me list……..
NJe dreke modeste me Karlaleca??? HAHAHAHHA po buka me djath me domate ca quhet?