Shqipëria do të ketë një përballje shumë të vështirë mbrëmjen e sotme ndaj Italisë në Palermo
Trajneri, Gianni de Biasi, ka vendosur për formacionin i cili do të luajë sonte ndaj “axurrëve”, për eliminatoret e kampionatit botëror.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, italiani ka vendosur që të luajë me formacionin 5-4-1, i cili do të jetë më shumë i koncentruar në mbrojtje dhe do të luajë me kundërsulme, ndërsa Italia me atë 4-2-4.
Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 20:45 në Palermo.