FOTOT/ Mirela Kumbaro tregon çfarë e lidh me Libohovën

25 Mars 2017, 16:22Kulturë TEMA
FOTOT/ Mirela Kumbaro tregon çfarë e lidh me Libohovën

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka postuar në faqen e saj në Facebook një album me foto nga Libohova, për të treguar atë që ajo e cilëson si simbiozën e saj me Libohovën.

Kumbaro kujton shtëpinë e familjes së madhe, ku lindën gjyshërit dhe babai i saj e ku vetë ajo ka kaluar gjithë beharet e fëmijërisë dhe adoleshencës.

“Nuk besoj se jam e vetmja që e lidh veten me elemente identitarë që kujtdo mund t’i duken pa rëndësi por që secilit nga ne i flasin aq shumë dhe i kujtojnë jetën që nuk ç’bëhet edhe sikur gjithçka të ribëhet.  Kjo është simbioza ime me Libohovën,  qyteti ku lindën gjyshërit e mi, im atë, ku unë kam kaluar gjithë beharet e fëmijërisë dhe adoleshencës time,  ku kthehem e rikthehem çdo vit në shtëpinë e familjes së madhe, për t’u takuar me një tufë lule me gjyshen time mitike,  të cilës i shkëlqejnë sytë blu edhe në foton bardhë e zi të gurit të varrit, me shifon të zi mbi ballë, duke më treguar, me një talent të lindur prej gruaje të fortë e delikate të Jugut, fundin e filxhanit dhe vetëm ato ëndrra që unë dua të dëgjoj”, shkruan Kumbaro, teksa mesazhin e shoqëron me disa foto nga Libohova, realizuar prej fotografit Adnan Beci.

1 komente në “FOTOT/ Mirela Kumbaro tregon çfarë e lidh me Libohovën”

  1. Klodi says:

    Lum si ne qe ka bere e do bejne tere ato pune per bashkine e libohoves.Hajdeni e vizitojeni krahine se do shtangeni nga bukurite nga rregullimi i rrugve,mynyra si ka nxjerr ne pah historine e asaj zone,e.t.j….tani kur te ktheheni ka mundesi te ktheheni, pa veshka,me mes te derrmuar dhe me ca dhembe me pak… por s’ka gje! rendesi ka dashuria qe shpreh gjysma e qeverrise Rama per prej-ardhjen e tyre…se sa per “rregullime” mos prisni….edhe nje here:rendesi ka dashuria dhe nostalgjia.
    Pika qe su bie!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje