Grabitësit sulmojnë hotelin historik në Las Vegas

26 Mars 2017, 05:19Bota TEMA

Një bandë grabitësish të armatosur kanë hapur zjarr në një nga hotelet më të njohur në Las Vegas, “Bellagio,” duke shkaktuar panik midis turistëve.

Qindra turistë, të cilët gjendeshin në ambientet e hotelit dhe të kazinosë, kanë nxituar të largohen, pasi banda sulmoi dyqanin e Rolex brenda hotelit, orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Sipas policisë, në momentin kur kanë hyrë në kazino, grabitësit ishin të veshur me kostume, ndërsa vetëm njëri prej tyre mbante një maskë në formën e kokës së një derri.

Grabitësit mbanin në duar çekiçë, me të cilët thyen vitrinat e dyqanit të firmës së njohur të orëve.

Të paktën njëri prej tyre, sipas policisë, mbante një armë zjarri.

Grabitësit arritën të largoheshin nga kazinoja, ndërsa policia ka mundur të ndaloj një person të dyshuar, i cili është duke u marrë në pyetje. /Përgatiti: Bjorn Runa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje